portret
portret
me një eksperiencë të pasur prej vitesh në fushën e arkitekturës, zeha architect është një atelie arkitekturore që shquhet për qasje kritike të avancuar, një thellim që shkon përtej formës dhe funksionit. për ne, arkitektura nuk është vetëm ndërtim, por dialog me hapësirën, kulturën, kohën dhe kontekstin hapësinor, ku çdo projekt shndërrohet në një reflektim të kujdesshëm mbi mënyrën se si jetojmë dhe krijojmë.
atelie kontraktuese zeha architect është partner i besueshëm për projektet e suksesshme. projektet tona shtrihen nga ndërtimi i residencave individuale deri te zhvillimet banesore më komplekse.
bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë duke na lejuar të kontribuojmë në projekte të shquara arkitekturore jashtë kufijve. kjo ka sjellë një perspektivë të re dhe një larmi influencash në punën tonë.
me një vizion të qartë për të ardhmen dhe pasion të palëkundur për arkitekturën, zeha architect do të vazhdojë të jetë një forcë lëvizëse e inovacionit dhe zhvillimit në këtë fushë.
*
zeha architect mban bashkëpunime profesionale me zyra të specializuara arkitekturore, me qëllim realizimin e projekteve arkitekturore, zhvillimin e punëve të përbashkëta dhe shkëmbimin e përvojës profesionale.
partnerët:
murtezi architekten gmbh
bijouhaus ag
carré architects
osa architect
bashkëpunimi me këto zyra realizohet në bazë projekti dhe përfshin faza të ndryshme të procesit arkitekturor, nga konceptimi dhe projektimi deri te kordinimi profesional dhe konsultimi teknik. këto partneritete kontribuojnë në ruajtjen e standardeve të larta profesionale, rritjen e cilësisë së projektimit dhe zbatimin e praktikave bashkëkohore arkitekturore.